Selmani: Ndërkombëtarët nuk do të lejojnë BDI-në të vjedhë vota - tetova1.com

Selmani: Ndërkombëtarët nuk do të lejojnë BDI-në të vjedhë vota


Naser-Selmani-8
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 5, 2015





Gazetari dhe analisti i njohur Naser Selmani shprehet i bindur se zgjedhjet e ardhshme në Maqedoni do të zhvillohen nën monitorim të ashpër ndërkombëtarë për të pamundësuar BDI-në që të vjedhë ose të blejë votat e shqiptarëve.

“Nuk besoj se shqiptarët janë aq naiv dhe aq të papërgjegjshëm që të tallën me fatin e tyre duke votuar prapë BDI dhe Ali Ahmetin. Prandaj unë jam i bindur se BDI nuk do jetë në gjendje të përfaqësojë shqiptarët në qeverinë e ardhshme sepse do t’i humb zgjedhjet. E dyta zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen nën monitorimin e ashpër ndërkombëtarë dhe do të jetë e pamundur BDI të vjedhë apo të blejë votat e shqiptarëve”, thotë për “Lajm”, Naser Selmani.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net