Skandali me diploma në Pejë, për një ditë diplomuan 105 studentë edhe nga Maqedonia - tetova1.com

Skandali me diploma në Pejë, për një ditë diplomuan 105 studentë edhe nga Maqedonia


diploma_854228755
Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 5, 2015





Në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë brenda një dite diplomuan 105 studentë. Prokuroria themelore e këtij qyteti dyshon se Universiteti publik i ka lëshuar 503 diploma false.
Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar “Zëri” mësohet se zyrtarë të lartë të Agjencisë kosovare të inteligjencës, profesorë universitarë, menaxher të kompanive publike e private kanë marrë diploma false të këtij Fakulteti, pasi që nuk kanë qenë të regjistruar si studentë e as që kanë ndjekur ligjëratat ndonjëherë, shkruan “Zëri”.
Në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë kanë marrë diploma edhe shumë studentë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, madje edhe nga Bosnja e Hercegovina.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net