Shtet Spiunësh - tetova1.com

Shtet Spiunësh


vigjilentleka
Kategoria: Opinione

Postuar më: Fri, Mar 6, 2015





Vigjilent Leka
Të gjithë e dijmë se cili është profesioni i parë më i vjetër prej kur ekziston njerëzimi, por spiunazhi është ndoshta profesioni i dyte më i vjetër në botë. Qysh nga kohet e lashta, deri ne ditët e sotme,
shoqëria, shtete, ndërmarrje private, individë etj kane përdorur spiunazhin si mjet për të manipuluar, vjedhur, sabotuar informacione dhe interesa. Spiunet janë ndofta njerëzit më të çuditshëm në botë. Pa ta nuk bëjmë dot, por të gjithë i urrejnë. Në saje të spiunazhit dhe spiuneve janë fituar luftëra, perandori të mëdha janë gjunjëzuar, janë shkatërruar jetë njerëzish, por dhe janë shpëtuar në të njëjtën
kohe. Si duket është në natyrën njerëzore, e fshehur brenda në shpirtin tonë të dimë diçka që të tjerët duan ta kenë sekret.

Historia e shkruar e spiunazhit, të paktën ajo që njihet ka filluar qysh në Greqinë e lashtë kur Istieu i Militit spiunonte persët që donin të pushtonin Greqinë për llogari të qytetit të Azisë së Vogël të Militit. I maskuar nën petkun e “tradhtarit”, Istieu, fitoi besimin e komandantëve ushtarakë persë, madje të vetë Darit të Madh, mësoi planet e tyre për sulm ndaj Greqisë. Pasi mësoi atë që donte i rroi kokën dhe duke e berë tatuazh informatën në kokën e skllavit të vet, e dërgoi atë pasi iu rritën flokët
në Milito, që këta të fundit të përgatisnin mbrojtjen e qytetit. Në epokat e mëvonshme spiunazhi u përdor nga të gjithë njerëzit që kërkonin pushtet ose dhe nga ata që donin ta ruanin atë.

Lufta e Parë Botërore bëri të njohur spiunen më të famshme femër, me fundin e saj tragjik, Mata Harin. Revolucioni bolshevik i Tetorit 1917 që solli në fuqi komunistet me Leninin në krye, solli dhe krijimin e CHEKA-s, sigurimin e parë sekret sovjetik si vazhdimtare e Okhranas, shërbimit sekret carist. Pasi ndërroi disa emra nga CHEKA në GRU, OGPU, NKVD etj, ne vitet ‘1950 në kulmin e Luftës se Ftohte u
riemërtuan ne KGB-në e tmerrshme për tu kthyer mbas rënies së komunizmit në SVR.

Në kohen e Jugosllavisë ekzistonte shërbimi sekret i ashtuquajtur UDB, që kishte shtrirje jo vetëm në territorin e Jugosllavisë por edhe në shumë vende tjera të Europës. Cak i këtij shërbimi kanë qenë lëvizjet e shqiptarëve për pavarësi dhe shtetformësi. Shumë veprimtarë janë ndjekur e përgjuar gjatë gjithë kohës që kanë vepruar.Rrënjët e këtij shërbimi as që janë dëmtuar edhe në ditët e sotme, edhe pse
jetojmë në shtete të ndara. Çdo vepër që është pro avansimit të shqiptarëve parasheh rrezik për pushtetet e instaluara nga partitë sllave dhe ato shqipëtare.

Shërbimi sekret në Maqedoni emërohet si DSK (Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim), me udhëheqës një familjar të kryeministrit.
Para vetes kemi faktet që kjo qeveri ka përgjuar më shumë se 20.000 qytetarë, duke përfshire politikanë, ministra, deputetë, gazetarë dhe biznesmen.
Shërbimi sekret maqedon duke aluduar se kinse po bënë luftë kundër terrorizmit ka avansuar shumë në blerjen e paisjeve dhe përgatitjen e agjentëve.
Të rikujtojmë se një aparatur për përgjime e llojit “CDMA Interceptor”, e prodhuar në Izrael nën logon e “Verimt” që ka rreze veprimi me diametër vetëm 300 metra kushton 400.000 euro. Shtrohet dilema sa mjete financiare kjo qeveri ka harxhuar për këto aparatura që përgjuan 20.000 njerëz në të gjithë territorin.
Ministri i financave në njërin nga skandalet e bisedave telefonike kishte deklaruar se po harxhonin para për çokollade edhe pse populli nuk kishte për bukën e gojës.

Çfar pasoja mund të sjellë edhe përgjimi i ambasadorëve të huaj, qoftë ai i vërtetë?
Në vitet 1993-96 në SHBA është përgjuar ambasadori Izraelit dhe pas kësaj ka ndodh një skandal i vërtëtë diplomatik, duke ditur që kemi të bëjmë me dy superfuqi që ndikojnë politikën globale. Njejtë edhe në Greqi janë përgjuar të gjithë diplomatët e huaj, dhe ja në çfar kolapsi ekonomiko-politik gjendet Greqia sot. Duke ditur që me konventat ndërkombëtare është reptësisht i ndaluar përgjimi i diplomatëvë të huaj në vend, Maqedonia mund të përballet me izolim të shtuar ndërkombëtar.

Një paralelizëm, në kohën e luftës së ftohtë në mes bllokut sovjetik dhe atij perëndimor doli në skenë koloneli polak Ryszard Kuklinski i cili ka arritur të nxjerë nga zyret e sovjetikëve dokumentet sekrete të “paktit të Varshavës” dhe më pas për t’ua dhënë agjentëve të NATO-s. Gjest ky që parandaloi një sulm
të mundshëm të sovjetikëve ndaj botës përëndimore.
Në vendin tonë siç duket rolin e kolonel Kuklinskit e kanë luajtur njerëzit që ishin pjesë e strukturavë që organizuan përgjimet dhe spiunazhin por në fund bashk me materialet dolën në krah të “popullit”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net