Shqiptarët e Kumanovës nuk janë pakurrizorë si funksionarët e BDI-së - tetova1.com

Shqiptarët e Kumanovës nuk janë pakurrizorë si funksionarët e BDI-së


Naser-Selmani-8
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Mar 7, 2015





Përmbajtja e “bombës” numër shtatë ka revoltuar jashtëzakonisht intelektualët shqiptarë. Në mesin e tyre është edhe analisti Naser Selmani, i cili revoltën e vet e ka shprehur përmes rrjeteve sociale, raporton “lajmpress.com”.

“Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të brendshme në zgjedhjet lokale të vitit 2013 i ka trajtuar shqiptarët dhe romët si kukulla votimi.

Për të fituar kandidati i VMRO-DPMNE për kryetar të Kumanovës, ajo në një bisedë telefonike të publikuar sot nga opozita ka thënë: “Do t’i kapim shqiptarët për fyti të mos dalin në zgjedhje”. Parashikim fatkeq i Jankullovskës. Plani i saj dështoi sepse shqiptarët e Kumanovës nuk janë pakurrizorë si aparatçikët e BDI-së që mund kollaj t’i kapësh për fyti dhe t’i shëndrosh në votues të disciplinuar.

Kjo dëshmon se shqiptarët e zakonshëm janë më dinjitoz se sa përfaqësuesit e tyre politik. Kënd përfaqësojnë deputetët dhe ministrat me emra shqiptarësh në Parlament dhe qeveri?! Sigurisht jo shqiptarët!

U gërdita kur dëgjova se si ministrja e punëve të brendshme romët i quan “cigani”, të cilët thotë se do t’i kapi për veshi dhe do t’i detyrojë të votojnë për VMRO-DPMNE në Strumicë. Cfarë njerëz të ngarkuar drejtojnë institucionet e vendit. Ata që paguajnë tatime që ajo të mund të marrë rrogë, i fyen në baza etnike dhe flet me gjuhën e urrejtjes.

Kjo është fytyra e vërtetë e këtij pushteti, ku bënë pjesë BDI”, ka shkruar Selmani në “facebook”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net