Sindikata e pavarur e policëve, Jankullovska të kërkojë falje publike
|
Sindikata e pavarur e policëve ka reaguar pas publikimit të bombave një ditë më parë nga opozita, në të cilën dëgjohet ministrja e brendshme Gordana Jankullovska me sekretarin e qeverisë Kiril Bozhinovski, duke i shpjeguar se si ajo e keqpërdor policinë dhe institucionin për qëllime partiake. Kreu i Sindikatës së policëve, Goce Delçev Todev kërkon nga Jankullovska që pas 8 marsit, brenda 24 orëve të ardhshme të kërkoj falje.
“Duke ia uruar 8 marsin ministres Gordana Jankullovska, ajo ka kohë 24 orë, pra më 9 mars, të zgjedhë kohën dhe vendin, dhe të dalë publikisht e të kërkoj falje për të gjitha ato që i dëgjuam në bisedat telefonike të publikuara. Do t’i kërkojmë të drejtat tona sindikale dhe nuk do të lejojmë që njeriu i parë i ministrisë, të keqpërdorë emra institucionesh, të cilat tregojnë se çfarë kanë vuajtur policët në kohën e zgjedhjeve”, deklaroi Goce Delçev Tode, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.
Në njërën prej bisedave të publikuara, Jankullovska i shpjegon bashkëpunëtorit të saj Bozhinovski si ecin gjërat në MPB dhe si është shndërruar ky institucion. Jankulloska pranon se në ditën e zgjedhjeve, zyra e saj në Ministri është shndërruar në shtab të VMRO-së, madje e quan ministrinë si MVR-VMRO.
Biseda e Gordana Jankullovskës me Kiril Bozhinovskin
“Të gjithë jemi në punë, ne këtu kemi shtab. Mendoj kemi dy shtabe, një tek unë në kat, ai është komiteti lokal i VMRO-së rreth Qendrës, të gjithë janë tek ne, ndërsa tjetrin e kemi poshtë në salla ku vijnë ambasadorët, ky, ai, dhe unë herë pas here hyj atje, që ambasadorët të shohin se gjithçka është në rregull. Pastaj ngjitem tek kati im dhe punojmë punët partiake. Kështu jemi të organizuar. Nëse do, eja në kontroll të shohësh se si punon kontakt qendra”.
Biseda e Gordana Jankullovskës me bashkëpunëtor
“Ne në MPB! MVR-VMRO, është e njëjtë. Dy shtabe i kemi. Një partiak dhe një të huajt ku i dërgojmë”.
Adrian Kerimi










