Vesel Memedi uron 7 Marsin - ditën e Mësuesit
|
Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombwtare Vesel Mehmedi ka uruar 7 Marsin - ditën e Mësuesit.
Dita e mësusesit shqiptarë është një nga ditët më të shënuara në kujtesën e kombit shqiptar që ka lënë gjurmë me vlerë të madhe historike. Dita e mësuesit shqiptar është dita e shkronjave dhe alfabetit shqip që e kishin kuptimin e dritës dhe shpresës historike.
Falë shkronjave shqipe dhe mësuesve shqiptarë u shpëtua kombi shqiptar nga rreziku i asimilimit në periudha të ndryshme kohore.
Sot, në kohën e konkurrencës globale dhe ndarrjes jo të drejtë të resurseve natyrore në nivel botëror kërkohet vetëm dije cilësore. Kjo dije, sot është resursi kryesor që garanton zhvillimin e një kombi në një botë ku vetëm individët dhe kombet e ditura ecin përpara.
Përshkak të punës së respektuar të mësuseve shqiptarë në edukimin e brezave të rinjë më lejoni t’јu uroj në emrin tim dhe të Rilindjes Demokratike Kombëtare.









