Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda në Kodrën e Diellit
Në akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe Tetovë-Kodra e Diellit, për shkak mbetjes së borës, ka ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese dhe autobusëve. Sipas informacioneve të LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Koçan-Delçevë, Vinicë-Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.









