Kim Mehmeti: Tirana ka shkatërruar lëvizjet e treta në Maqedoni
|
Në emisionin “Shqip”, të Rudina Xhungës, publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, ka thënë se Tirana ka ndikuar që në Maqedoni të mos ketë lëvizje të tre politike e cila do t’i kishte bërë ballë BDI-së dhe PDSH-së.
Mehmeti këtë tezë e shpjegon me faktin, se të gjitha vizitat që janë bërë nga politikanët të Shqipërisë janë bërë partive më të mëdha, dhe se me ngulm ata ruajnë bizneset që i lidhin ata.
Mehmeti shtroi pyetjen se pse asnjëherë politikanët nga Shqipëria gjatë vizitave të tyre asnjëherë nuk e kanë takuar, shembull, partinë e ish liderit të RDK-së Rufi Osmanit. Sipas Mehmeti është pikërisht Tirana ajo që përcakton se cilët do të janë politikanët që do të udhëheqin me shqiptarët në Maqedoni. /Shenja










