Musa Xhaferi thotë se deklarata e tij është keqinterpretuar nga mediet
|
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Musa Xhaferit:
Dëshiroj të demantoj dhe sqaroj lajmin nga press konferenca e sotme , lidhur me një deklaratë e cila u keqinterpretua nga ana e disa mediumeve.
Në këtë press konferencë në pyetjen lidhur me autenticitetin e incizimit të publikuar nga e opozitës e cila u prezantua si bisedë e imja telefonike , unë deklarova se , citoj “ nuk është me rëndësi biseda ose autorësia e bisedës sa është me rëndësi se nga janë ato biseda dhe kush i ka nxjerrë ato, i ka abuzuar nëse mund të them në këtë rast”!
Nga vetë përgjigjja e cila dhe është cituar në mënyrë integrale nga ana e mediumeve të juaja , kuptohet se unë flas vetëm për incizimin për të cilin thuhet së është bisedë e imja e asesi për incizimet e tjera të cilat i ka publikuar opozita !
Prandaj ju lus që të korrigjoni lajmet e juaja sidomos titujt për shkak se nuk përkojnë me realitetin .
Me respekt,
Musa Xhaferri
Zëvendës kryetar i Qeverisë së RM-së










