Thaçi në TV Koha:Betohem me vdekje që Zaev nuk ka dosje kriminale për PDSH-në
|
Betohem me vdekje që Zoran Zaev nuk ka asnjë dosje kriminale për mua dhe bashkëpuntorët e mi është shprehur Menduh Thaçi në emisionin Mejdani në Televizionin Koha.
Thaçi shprehet që një voglush i Strumicës nuk mund të ketë dosje koruptive dhe kriminale sepse për mua vet sepse nuk i bejë, dhe nuk i lejoj bashkëpuntorët e mi te futen në zjar sepse vet futem në zjar .
A ka dosje Zoran Zaevi për rastin Monstra dhe vrasjen e Harun Aliut?
Sonte në emisionin mejdani në Televizionin Koha Kryetari i Pdsh-së Menduh Thaçi shprehet që Zoran Zaev nuk ka dosje për këto raste , edhe po të ketë ndonjë dëshmi nuk do ti publikojë sepse mos mendoni që Zaevi do të bëjë diçka të mirë për shqiptaret .
Zaevi nuk do të publikojë dosjet e Bdi-së sepse do ti duhet për për zgjedhje e ardhëshme si partner .
Menduh Thaçi: Kan dasht mem ba atentat
Menduh Thaçi për Televizionin Koha shprehet që kan dashur ti bejnë atentat . Bejnë mbledhje drejtoria (uprava) mblidhen dhe thonë sonte në ora 19 bashkuntori jonë filan fisteki do të ua coj lajmin vllezërve të Menduh Thaçit se atijë i përgatitet atentat shum shpejt me ni shleper shum të madh me zallë .
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në pyetjen pse u takuat me Mijallkovin, Thaçi është përgjigjur:
“Bisedat tona kanë filluar gjatë zgjedhjeve lokale kur LSDM na e nguli thikën pas shpine. Gruevski është i pari në VMRO DPMNE, ai është aty pari. Nuk bisedojmë me Mijallkovin si shef i shërbimit sekret por si eksponent i VMRO DPMNE-së
Thaçi tha se VMRO-ja është si LSDM-ja
Shkolla e VMRO-së është shkollë e LSDM-së. Faji është tek vet ne. Për të qenë si duhet, ne duhet të kërkojmë platformën tonë dhe të qasemi në atë qëndrim. 2004 është dashtë të implementohet Marrëveshja e Ohrit, dhe në pushtet ka qenë LSDM-BDI që nuk e kanë implementu. Ata janë ish komunistë, ta presin mishin dhe vendosin pambuk që mos ta hetojsh gjakun. Këta të tjerët janë më rural. Ti i ke dy rrugë të luftosh me ata, siç luftuam ne në vitin 2008, apo të dorëzohesh siç u dorëzu BDI-ja”, tha mes tjerash Thaçi.
Shqiptarët duhet të kenë dy parti të forta, tha Thaçi duke folur për mundësinë e një partie të tretë.







