9000 familje përfitojnë shlyerje të borxhit
|
Nëntë qind milionë denarë borxhe deri më tani janë shlyer të 9.000 familjeve në kuadër të masës qeveritare për shlyerjen e njëanshme të borxheve të familjeve. Gjithsej në kuadër të masës janë parashtruar 412.765 kërkesa dhe punohet në përgatitje të vendimeve. Tridhjetë prej tyre sot u janë ndarë vendimet për shlyerje të borxheve. Vendimet në Qeveri i ndau kryeministri Nikolla Gruevski, në prani të zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov. Në frymën e angazhimeve tona të bazuara në parimet e humanizmit, drejtësisë sociale dhe solidaritetit, vitin e kaluar e kemi marrë vendimin për shlyerje të njëanshme të borxhit të qytetarëve. Ky ishte premtimi jonë zgjedhor dhe ka qenë drejtpërdrejtë i dedikuar që të ndihmojë ndaj qytetarëve më të prekur”, tha kryeministri Nikolla Gruevski në ndarjen e vendimeve. Ai theksoi se Maqedonia ka qenë e para që ka dalë me masë të këtillë dhe se shtetet tjera e kanë ndërmarrë. “Kemi reaguar në mënyrë njerëzore, kemi reaguar si asnjë qeveri në botë që nuk ka reaguar”, tha kryeministri. Siç theksoi ai, shlyerja e njëanshme e borxheve të qytetarëve është masë, e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ka të bëjë me shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe të përhershme me para, personave të papunë, të cilët kërkojnë punë më shumë se 12 muaj dhe personat e ekspozuar në rrezik social për shkak të sëmundjes së rëndë, invaliditetit të shkaktuar ose vdekjes së bashkëshortit. Pjesa më e madhe e borxheve të shlyerja janë për energji elektrike, pastaj kredite dhe minuse në llogaritë transaksionale dhe për borxhe për taksa radiodifuzive dhe energji për ngrohje.










