Amerikani i propozon martes shqiptares në Kullën e Sahatit në Gostivar (FOTO)
|
Këto ditë në Gostivar ndodhi ajo qe jemi mësuar ta shohim vetëm nëpër filma me romanca. Një i ri amerikan vendosi që ti propozoj martes të dashures së tij shqiptare. I riu amerikan gati dy vite është duke qëndruar në Gostivar si pjesë e angazhimit të tij në organizata ndërkombëtare. Dhe si duke ai ndjehet shume mirë në këtë qytet, pasiqë edhe njerin ndër momentet më të mira të jetës se tij vendosi ta shijoj në Gostivar dhe me këtë rast zgjodhi pikerisht simbolin e qytetit Kullen e Sahatit.
Ky objekt kulture është ndër më të rëndësishmit në Gostivar dhe është i hapur për vizitorët. Prej këtu lindi edhe ideja e amerikanit Keith, i cili pasiqë e viziton Kullën e Sahatit vendos që pikërisht në këtë objekt ti propozoj martesën të dashurës së tij Doloresës nga Shqipëria.
Kjo ceremoni u organizuar nga artisti Xhezair Rexhepi dhe fotografi Sali Jonuzi (Andy Photography). Në një ambient romantik me pamje fantastike nga maja e Kulles së Sahatit, ku shihet i gjithe qyteti i Gostivarit, Keith i propozoi martes Doloreses e cila e pranoi atë.
Çifti i ri ndjeheshin shumë të lumtur për organizimin si dhe tanimë bëjnë plane për dasmën e tyre.
/tetova1/














