Drita pesë gola Napredokut, hap fals i Vëllazërimit - tetova1.com

Drita pesë gola Napredokut, hap fals i Vëllazërimit


valmir jonuzi
Kategoria: Sport

Postuar më: Tue, Mar 10, 2015





Drita e Bogovinës ka shënuar fitoree të thellë kundër Napredokut me rezultat 5-0, në takimin e javës së 16-të të ligës së dytë të Maqedonisë në futboll. Ndeshja është zhvilluar të martën pasdite, nëpër kushte të vështira për lojë, në të cilën vendasit janë shfryrë ndaj rivalit të tyre. Në pjesën e parë takimi u mbyll me rezultat 3-0. Golat për bogovinasit i kanë shënuar: Florim Abazi, Liridon Iljazi, Driton Zejadini, Valmir Jonuzi dhe Besar Hakiki. Jonuzi ishte kreator i fitores së vendasve. Në Kërçovë, Vëllazërimi u ndal në barazim pa gola me Skopjen, duke bërë një hap fals drejt ligës së parë, ndërsa Euromilk u mund në terren të vet nga Makedonija GJP me rezultat 0-2. Drita pas kësaj fitore renditet e parafundit me 17 pikë, kurse Vëllazërimi i pesti me 23 pikë. /lajm/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net