Hapet rruga për uljen e çmimit të bukës
|
Çmimi i grurit bie në mënyrë drastike. Oferta e madhe e grurit nga Serbia, Franca, Amerika, ul çmimin në bursat botërore. Sipas të dhënave të fundit, gruri për momentin shitet me çmim më të ulët se 5 vjet më parë, madje çmimi është 465 dollarë për një ton. Ulja shtesë e çmimit, sipas mullisëve, erdhi as lëshimit të 25 mijë tonëve grurë nga rezervat e mallrave të Maqedonisë. Mullisët thonë se me gjithë përmbytjet në rajonin e Pellagonisë, Maqedonia do të ketë sasi të mjaftueshme gruri për plotësimin e nevojave vendore. Nuk pritet që rendimenti i ulët të të rrisë çmimin e grurit edhe pas korrjeve të këtij viti.
“Në këtë periudhë presim rënie të çmimit të grurit, pra në korrik dhe gusht. Deri atëherë, çmimi i miellit, grurit dhe bukës do të jetë i pandryshuar. Nuk presim rritje të çmimit të bukës dhe miellit”, tha Nikollço Gjorgjiev, kryetar i mullisëve.
Rënien e çmimit të grurit e pohojnë edhe nga Organizata Botërore për Ushqim, e cila parashikon që rezervat e drithërave në fund të sezonit, të arrijnë në 630 milionë tonë, pse 8 milionë tonë më shumë nga çfarë pritej. Kjo shifër, është më e larta në 15 vitet e fundit në nivel global. Në shkurt, çmimi i grurit ra për 3,2% në krahasim me muajin janar, ndërsa rënie për 1,4% kishte edhe tek mishi i lopës, qengjit dhe pulës. Ekonomistët vlerësojnë se për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe të lëndëve të para, krijohet hapësirë për rishikim edhe të çmimit të produkteve finale, para së gjithash, bukës, qumështit dhe produkteve të tjera ushqimore. Verica Pavlloska










