Interesim i madh medial për “bombën” e tetë. Ja çfarë do shpalos sonte Zaevi - tetova1.com

Interesim i madh medial për “bombën” e tetë. Ja çfarë do shpalos sonte Zaevi


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Mar 10, 2015





Mbi 120 gazetarë, kameramanë e fotoreporterë janë akredituar që të ndjekin drejtpërdrejtë “bombën” e tetë me radhë që sonte do ta publikojë lideri i LSDM-së Zoran Zaev në Sallën universale në Shkup.

Ngjarja është caktuar në ora 19, ndërsa është paralajmëruar edhe prania e ambasadorëve të huaj. Interesi i madh është edhe nga ana e përfaqësuesve të Sektorit civil.

Sipas paralajmërimeve, në tribunën do të prezantohen informacionet më skandaloze për parregullsitë zgjedhore, ndërsa Zaev do të prezantojë edhe platformën për tejkalimin e krizës politike në vend.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net