Komuna e Tetovës nënshkruan kontratë me FFM-në për rekonstruimin e stadiumit të qytetit
|
Tani më edhe zyrtarisht komuna e Tetovës dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), nënshkruan sot, kontratën për fillimin e rekonstruimit të stadiumit të qytetit të Tetovës. Në prezencën e mediave, kjo kontratë u nënshkrua mes kryetares së komunës së Tetovës, znj.Teuta Arifi dhe presidentit të federatës së futbollit z.Ilço Gjorgjoski. Lëndë e kësaj Kontrate është regullimi i raporteve të ndërsjella ndërmjet palëve kontraktuese në lidhje me rekonstruimin e stadiumit të futbollit dhe revitalizimin e terenit të futbollit në kuadër të stadiumit të futbollit, duke vendosur ndriçim me reflektor të stadiumit si dhe shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe ekonomizimin e saj. Pas këtij nënshkrimi u vizitua edhe stadiumi, ku mes tjerash znj.Arifi theksoi: “Tetova njihet si qytet i futbollit ngase në të garojnë 3 ekipe të Ligës së parë, dhe marrëveshja e sotshme bën që ky stadium të merr formën ashtu si e meritojnë futbolldashësit tetovar, konform standardeve europiane”.











