Qamili: Mund të ketë pasur aktivistë, por nuk kam vërejtur shtab të VMRO-së në MPB - tetova1.com

Qamili: Mund të ketë pasur aktivistë, por nuk kam vërejtur shtab të VMRO-së në MPB


zemriqamili
Kategoria: Lajme

Postuar më: Tue, Mar 10, 2015





“Nuk e di, nuk kam qenë në dijeni, në kohë të zgjedhjeve e dini si shkojnë punët, ndoshta aktivistë të ndryshëm kanë mund të hyjnë e dalin nga MPB por, nuk mund të thuhet se ka pas shtab”, thekson për “Lajm” Qamili.

Në njërën prej bisedave të publikuara nga ana e liderit të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dëgjohet biseda në mes ministres për punë të brendshme Gordana Jankullovska dhe bashkëpunëtorit të saj Bozhinovski. Ndër tjerash Jankullovska pranon se në ditën e zgjedhjeve, zyra e saj në Ministri është shndërruar në shtab të VMRO-së, madje e quan ministrinë si “MPB-VMRO”.

“Lajm” ka kontaktuar zëvendës ministrin e MPB-së, Zimri Qamili, për t’u informuar rreth asaj që u publikua nga Zaev dhe për ndonjë detaj shtesë rreth shtabit të VMRO-DPMNE-së brenda MPB-së, për të cilin fliste Jankullovska. Ai për redaksinë tonë ka konfirmuar se nuk ka qenë në dijeni për një shtab të tillë.

“Nuk e di, nuk kam qenë në dijeni, në kohë të zgjedhjeve e dini si shkojnë punët, ndoshta aktivistë të ndryshëm kanë mund të hyjnë e dalin nga MPB por, nuk mund të thuhet se ka pas shtab”, thekson për “Lajm” Qamili.

Në bisedën e publikuar Jankullovska thoshte ne në MPB! MVR-VMRO, është e njëjtë. Dy shtabe i kemi. Një partiak dhe një të huajt ku i dërgojmë. “Të gjithë jemi në punë, ne këtu kemi shtab. Mendoj kemi dy shtabe, një tek unë në kat, ai është komiteti lokal i VMRO-së rreth Qendrës, të gjithë janë tek ne, ndërsa tjetrin e kemi poshtë në salla ku vijnë ambasadorët, ky, ai, dhe unë herë pas here hyj atje, që ambasadorët të shohin se gjithçka është në rregull. Pastaj ngjitem tek kati im dhe punojmë punët partiake. Kështu jemi të organizuar. Nëse do, eja në kontroll të shohësh se si punon kontakt qendra”.

Analisti Semi Mehmeti mendon se nuk është për tu habitur nëse edhe funksionarë të BDI-së kanë qenë të angazhuar në shtabin e VMRO-së brenda MPB-së. “Mendoj se nuk do të ishte për tu habitur nëse Zaev nesër ose pasnesër nxjerrë dëshmi se vetë Zimri Qamili dhe funksionarë tjerë të BDI-së kanë punuar në “call-qendrën” e VMRO-së, për të cilën Zaev tha se ka ekzistuar në MPB”, tha për “Lajm” Semi Mehmeti, eksperti i profilizuar për çështjet e funksionimit të shërbimeve sekrete.

Kreu i Sindikatës së policëve, Goce Delçev Todev kërkon nga Jankullovska që pas 8 marsit, brenda 24 orëve të ardhshme të kërkoj falje.

“Duke ia uruar 8 marsin ministres Gordana Jankullovska, ajo ka kohë 24 orë, pra më 9 mars, të zgjedhë kohën dhe vendin, dhe të dalë publikisht e të kërkoj falje për të gjitha ato që i dëgjuam në bisedat telefonike të publikuara. Do t’i kërkojmë të drejtat tona sindikale dhe nuk do të lejojmë që njeriu i parë i ministrisë, të keqpërdorë emra institucionesh, të cilat tregojnë se çfarë kanë vuajtur policët në kohën e zgjedhjeve”, deklaroi Goce Delçev Tode, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Policisë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net