Sela kërkon një mision të BE-së në Maqedoni, si Euleksi në Kosovë - tetova1.com

Sela kërkon një mision të BE-së në Maqedoni, si Euleksi në Kosovë


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Mar 10, 2015





Kreu i Iniciativës për Reforma në PDSH, Zijadin Sela thekson se për aferën e përgjimeve në Maqedoni, nevojitet ndihma e gjykatave evropiane. Sipas tij, vetëm të huajt mund të ndihmojnë në zgjidhjen juridike të çështjes, në një kohë që as qytetarët nuk i besojnë më sistemit vendor të drejtësisë.

Në lidhje me ngjarjet brenda partisë së tij dhe mosmarrëveshjet me Menduh Thaçin, Sela thotë se Kongresi i Iniciativës për Reforma në PDSH i cili duhet të mbahet më 21 mars, është ai legjitimi.

Sela thotë se iniciativa e tij është e hapur për të gjithë ata që kundërshtojnë uzurpimin e PDSH-së.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net