Tetovë: Padi penale për dy të dyshuar për vjedhje të rënda - tetova1.com

Tetovë: Padi penale për dy të dyshuar për vjedhje të rënda


arestime
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Mar 10, 2015





SPB në Tetovë parashtroi padi penale kundër tetovarëve E.A. (21) dhe R.H. (25) të dyshuar se janë autorë të 8 vjedhjeve të rënda, me ç’rast është shkaktuar dëm material prej rreth 120 mijë denarëve, ka informuar zëdhënësi i SPB-së Tetovë Marjan Josifovski.
Sipas Josifovskit i denoncuari i parë E.A. është i dyshuar se në periudhën e dhjetorit të vitit të kaluar dhe janarit të këtij viti ka kryer gjashtë grabitje në automjete të parkuara në vende të ndryshme të Tetovës, derisa së bashku me të denoncuarin e dytë R.H. janë të dyshuar për një grabitje të rëndë të një shtëpie në Tetovë.
“Grabitjet e automjeteve E.A. i ka kryer prej se paraprakisht i ka thyer dritaret dhe ka hyrë brenda dhe nga automjeti ka marrë paisje muzikore, galanteri të lëkurës, syzë për diell dhe gjëra të tjera, duke e vlerësuar dëmin e tërësishëm material afër 80 mijë denarë. Të dy së bashku dyshohen edhe se kanë kryer një grabitje të rëndë në një shtëpi në Tetovë prej ku kanë marrë lloje të ndryshme të prodhimeve në vlerë prej mbi 40 mijë denarësh”, deklaroi Josifovski.
Gjithnjë sipas informatave të Josifovskit i denoncuari i parë E.A. një kohë të gjatë është i njohur për shërbimet e SPB-së Tetovë si i përfshirë në kryerjen e veprave të tilla penale për çka edhe disa herë është paraqitur.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net