Zaev: Gruevski dhe Mijallkov deshën të më arrestojnë si Lube Boshkovskin
|
Zaev ka përmendur edhe emrin e biznesmenit që ka bashkëpunuar me policinë për arrestimin e tij
Qytetarëve të mbledhur në sallën universale u është drejtuar edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai ka thënë se tani një vit rresht Gruevski dhe Mijallkov i kanë dërguar një biznesmen që ta korruptojë, me qëllim që ta arrestojnë si Lube Boshkovskin, raporton “Lajmpress.com”. Zaev ka përmendur edhe emrin e biznesmenit që ka bashkëpunuar me policinë për arrestimin e tij. “Rastin dje e kemi paraqitur në polici. Do ta publikoj edhe emrin e biznesmenit. Ai është Ivo Saçovaliev nga Strumica, nga kompania “Ivo”, tha Zaev, duke akuzuar pushtetin se ka dashur t’i montojë rast për ta arrestuar.















