Azizi: Çfar paftyrsie! - tetova1.com

Azizi: Çfar paftyrsie!


adnanazizi
Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Mar 11, 2015





Pas publikimit të”bombës 8″ si dhe deklaratave të Musa Xhaferit, Menduh Thaçit dhe Nevzat Bejtës para publikimit të “bombës”, në rrjetin social facebook ka reaguar edhe Adnan Azizi nga Lëvizja Besa.
Çfar paftyrsie!
Një natë para se ti del kopili, në Mejdan doli M TH në TV Koha duke u betu me vdekje se është i pastër!
Doli Musa Xhaferi tha se me kan nxjere nga konteksti, edhe nuk është me rëndësi çka thuhet të pergjimet, por kush i përdor ata!
Doli Nevzat Bejta tha se udhëheqsi i Lëvizjes Besa ka gënjyer se unë kam ardhë me vota të vjedhura në krye të Gostivarit!
Këta njerëz jane turpi shqiptaris. Nëse edhe pas këtyre dëshmive që janë publiku në media këta do të vazhdojnë të ngelin në skenën politike, atëher duhet me be ndonjë hulumtim apo studim të thellë, a thua vallë këta njerëz mos jan sihirbaz që shqiptarët nuk mund të çlirohen nga magjia e mashtrimit të politikanëve në fjalë?
Personalisht kam bindje se magjia e mashtrimit është prish,shqiptarët po kthjellohen, shqiptaret po rimarin veten duke u riorganizu në subjektet e reja politike që kan vizion, vullnet, kapacitet intelektual dhe projekt politik për realizimin e aspiratave kombëtare”, përfundon shkrimi i Adnan Azizit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net