Diversiteti i Malit Sharr sipas Hisen Xhemailit
|
Ka parë dritën e botimit libri publicistik që promovon vlerat e mirëfillta shumëdimensionale të Malit Sharr. Versioni publicistik, i publikuar nga Shtëpia Botuese Nacional Media, në të vërtetë synon që vlera e kësaj monografie të afirmohen jo vetëm në nivel rajonal por edhe atë ndërkombëtar. “Diversiteti i Malit Sharr” i autorit Hisen Xhemaili, në vete ngërthen një studim me metoda bashkëkohore të hulumtimit dhe synon të animojë ruajtjen e vlerave të ambientit jetësor dhe ruajtjen e diversitetit. Recezentët e këtijë publikimi, Prof. Dr. Fauzi Skenderi dhe Prof. Dr. Resul Hamiti e kanë vlerësuar lartë këtë studim të mirëfiltë që është shndërruar në një zëdhënës i shpalljes Park kombëtar të Malit Sharr. Sipas recezentëve, temë kryesore është studimi i ambientit jetësorë dhe ruajtja e biodiversitetit, i cili në masë të madhe është në rrezik nga shkatërimi, ashtu që mënyra më efikase për mbrojtjen e mirë të tij, është përmes formimit të parqeve kombëtare, këtu dhe më gjëre në rajon, atje ku ka kushte për formimin e tyre, përmes përgatitjes së elaborateve përkatëse, që përfshinë edhe brendia e kësaj monografie të studiuesit Hisen Xhemaili, mbi arsyeshmërinë e shpalljes Park Kombëtar të Malit Sharr, studim që është njëherit punim magjistrature e autorit në fjalë. Ky libër poashtu paraqet një dimension të afirmimit të turizmit malor në malësinë e Sharrit dhe thirrjes për një përkujdesje më të madhe institucionale për bukuritë natyrore dhe vlerat e diversitetit të pranishme në këto vise. Ndryshe, kjo është vepra e parë e autoritë përkundër shumë paraqitjev nëpër konfernca të ndryshme ekologjike në Ballkan edhe më gjerë. Hisen Xhemaili, aktualisht është kryetar i Këshillit Komunal në Komunën e Tetovës. Ai është duke vijuar studimet e doktoraturës në Universitetin Evropian në drejtimin e Ekologjisë. Poashtu Xhemaili ka qenë drejtor i sektorit të planifikimit hapësinor dhe ambijentit jetësor në ministrinë e Ekologjisë. Ndërkaq gjatë mandatit si deputet ka drejtuar edhe komisionin për Ekologji. Lidhja dhe njohuria për ambientin jetësor daton që më herët ai është i lindur në fshatin Vicë të Malësisë së Tetovës dhe i pasionuar pas natyrës.










