Imer Aliu: “Jemi marr vesh për Çairin të prishet Strumica”
|
Pas shpërthimit të bombës së tetë ku lideri i PDSH-së Menduh Thaçi bisedoi me Sasho Mihajllkovin për mbështetje, ka reaguar edhe deputeti i PDSH-së Imer Aliu në Facebook. Sipas tij PDSH-ja ishte e gatshme që ti prish zgjedhjet edhe në Sveti Nikole, Gjevgeli, Vallandovë, Berovë…vetëm e vetëm që të zbulohet falsifikimi dhe vjedhja e zgjedhjeve
“”Jemi marr vesh per Çairin të prishet Strumica”
Anetari i PDSH-së në Komisionin zgjedhore voton PËR që të prishen zgjedhjet në Strumicë dhe për kthim PDSH-së i sigurohen dokumentet që faktojnë falsifikimin e zgjedhjeve nga ana e BDI-së në Çair!
….bujrum ne jemi të gatshëm në çdo kohë t’i prishim zgjedhjet edhe në Sveti Nikole, Gevgeli, Vallandovë, Berovë…vetëm e vetëm që të zbulohet falsifikimi dhe vjedhja e zgjedhjeve nga ana e BDI-së në Kërçovë, Tetovë, Dibër, Kumanovë, njëjt si u zbulua falsifikimi në Cair!
Betejes tonë për zbulimin falsifikimit të zgjedhjeve nga ana e BDI-së do t’i shkojmë deri në fund…deri në vdekje!” shkruan Imer Aliu.







