Osmani: Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në funksion të kauzës shqiptare në Maqedoni - tetova1.com

Osmani: Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi në funksion të kauzës shqiptare në Maqedoni


rufi-izet
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Mar 11, 2015





Izet Zeqiri ish deputeti i RDK-së mbrëmë pas publikimit të manipulimeve në zgjedhje nëpërmjet një komenti në facebook kërkoi nga Rufi Osmani që të kthehet në krye të RDK-së sepse “kot paskemi dhene doreheqje per arsye ETIKE, morale krejt paska qen manipulim zgjedhore, falsifikim, vjedhje dhe dhunim institucional”.
Dhe sot para pak minutash Rufi Osmani ka shkruar se ata politikisht edhe sot janë aty ku kanë qenë dje dhe aty do jenë edhe nesër në funkcion të kauzës shqiptare në Maqedonin Shqiptarë të reshtuar në radhët e Rilindjes ,Kombit dhe Demokracis.

Ja komenti i Rufi Osmanit

Ne lidhje me pergjimet e fundit te publikuara mbreme nje pergjigje meritore kolegut dhe bashkepartiakut te RDK-se Izet Zeqiri,

RDK ishte struktura e vetme politike shqiptare qe ne vitin 2014 mohoi zgjedhjet e vjedhura nga koalicioni i i krimit zgjedhor Vmro-Bdi.
Duke dhene doreheqje nga mandati i deputetit dhe duke mohuar legjitimitetin e zgjedhjeve kriminale te vitit 2013 dhe 2014 RDK deshmoi vizion dhe argumentoi ne nje kohe te pakohe se zullumi i ketij pushteti ka aritur kulminacionin dhe se eshte ceshtje dite kur do te keputet nga krimi qe vet e prodhoi .
Duke perkrahur zgjedhjen e Vesel Memedit per kryetar te RDK dhe duke vazhduar aktivitetin tone politik si anetar te RDK-se ne dhame mesazhin e dyte vizionar.
Ky mesazh e ka domethenien se kjo kjo kohe kerkon njerez te rinj me energji, kredibilitet dhe me vizion per te udhehequr RDK me mision bashkimin e forcave te mirefillta opozitare shqiptare.
Ne politikisht sot jemi aty ku ishim dje dhe aty do jemi edhe neser ne funkcion te kauzes shqiptare ne Maqedonin Shqiptare te reshtuar ne radhet e Rilindjes ,Kombit dhe Demokracis (RDK).R.Osmani

Izet Zeqiri me porosi për Rufi Osmanin

Ish deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri pas publikimit të manipulimeve në zgjedhjet ka një porosi për ish kryetarin e RDK-së.
Në profilin e tij në facebook, Zeqiri shkruan:
O Rufi Osmani kot paskemi dhene doreheqje per arsye ETIKE, morale krejt paska qen manipulim zgjedhore, falsifikim, vjedhje dhe dhunim institucional.
Duhet me u kthy dhe me u tregu edhe njehere shqiptareve se cka mundet te bejme NE per ATA se kan mbetur jetim.
Dijen duhet ta kemi, GUXIMIN e kemi treguar, moralin e ke deshmuar

/tetova1/

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net