Pas 14 viteve, bëhet varrimi i Ruzhdi Veliut - tetova1.com

Pas 14 viteve, bëhet varrimi i Ruzhdi Veliut


ruzhdiveliu
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Mar 11, 2015





Pas 14 viteve, nesër do të bëhet varrimi i Ruzhdi Veliut, vëllait të ish deputetit, Fazli Veliu. Varrimi do të bëhet në fshatin Kollarë të Kërçovës, kurse ceremonia mortore do të fillojë në orën 13. Ruzhdi Veliu u zhduk në mënyrë misterioze në vitin 2001 dhe dyshohej se është rrëmbyer nga paramilitarë maqedonas.

fazliveliu

Në vitin 2004 në vendin e quajtur “Shpella” u gjetën trupat e Ibrahim Veliut, Zeqirja Veliut nga Shkupi dhe e Islam Veliut nga Struga dhe shtetasit bullgar Radosllav Balev.

Të rrëmbyer ende figuronin Hajredin Halimi nga Shkupi, Ruzhdi Veliu nga Kërçova, Sulltan Mehmetit nga Struga dhe Xhelil Osmani nga ana e Gostivarit.

Sipas familjarëve të rrëmbyerit shqiptar janë arrestuar nga pjesëtarët e përbërjes rezerve të MPB-së. Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe e ish-kryetari i Komisionit për të zhdukurit, Lars Wahlund.

 

lajmerim-ruzhdi

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net