Gjakpirësit e shqiptarëve dhe mashineria sllave - tetova1.com

Gjakpirësit e shqiptarëve dhe mashineria sllave


sami-rushidi
Kategoria: Opinione

Postuar më: Thu, Mar 12, 2015





Sami Rushidi

Superstruktura kriminele shtetërore sërbe, kishte një kokë komanduese në Maqedoni, që ishte varrmihës e gjakpirës i shqiptarëve të gjore! Në anën tjeter LSDM-ja me krerët dhe kuislingat e saj zvarranike si cifti i Kim Mehmetit, që kur flisnin dhe shkruanin proza për shqiptarët në gjuhën maqedonase përdornin terme nënçmuese si „seljaci“! Këta shpirtngushtë, pisa e teveqela që baballarë e madje edhe gjyshër i kishin shërbëtore servilë e të përkulur para këmbëve të pista të shkijeve, punuan sistematikisht me metodat më perfide për të përforcuar bazën kriminele antishqiptare.

Të përbetuar sot e kësaj dite gënjejnë aq teper dhe pa iu trembur qerpiku i syrit gjakatar, kanibal ndaj popullit të tyre! Këta përbindësh, pakurrizorë ngjiten pas një bisedë të montuar e regulluar nga gjakpirësit dhe armiqtë tanë ndër shekuj, madje kanë edhe guxim të ndryshojnë e plasojnë krejtesisht artikuj ndryshe që nuk e pasqyrojnë as largazi realitetin. Ne degjojmë me veshët tanë dicka tjetër kurse këta të pafytyrë nga nostalgjia e kohërave të shkuara komunistë, që nuk mjafton të ngelët si një kohë e errët për mbarë shqiptarët e të mbyllet ai kapitull njëherë e përgjithmonë, e keta vazhdojnë të shkruajnë duke dashur të krijojnë e ngjallin gënjeshtra pa krip e pashije, këta njëqelizore, antishqiptare që fatkeqësisht flasin dhe shkruajnë shqip, kanë arritur të shpërlajnë trurin e një mase të gjore shqiptarësh, sepse fatkeqësisht jemi të prirur t’u besojmë më shumë dezinformatave intrigante, gënjeshtrave e shpifjeve, duke qenë më të lehta për t’i gelltitur, sepse na kanë mësuar që të gjithë mund të njollosen herët ose vonë, na është mbjellur në mendje që dështimet e tilla janë të shkruara dhe të pashmangëshme, pra si turmë që jemi shumë me lehtësisht manipulohem me budallallëqe të tilla.

Duke mos u ndalur me kaq, vazhdojnë se shtuari dozën e se keqës, bastardojnë të vërtetën e shndrrojnë në të pavërtetë, promovojne “vlera” të dyshimta, pa mbështetje në fakte, shtrembërojnë e trillojne fakte duke u bazuar gjithmonë në ate se cfare iu sugjeron baroni dhe gjakpiresi shqiptar, trasheguesi lojal i komunizmit! LSDM-ja, shërbimet antishqiptare në mediat vendore dhe nëpërmjet individëve të caktuar punojnë me të madhe për zbehjen e imazhit të Menduh Thaçit në sytë e shqipëtarëve dhe votuesve, ku ky i fundit nga të qenurit viktimë merr tiparin e viktimizuesit, tentativat për të dëmtuar figurën e tij pro-shqiptare bëhen duke falcifikuar, montuar, shtuar, sajuar e përpiluar gjera që s’kanë të bëjnë minimalisht me atë se çfarë është e cfarë thotë vetë Menduh Thaçi.

Madje kanë arritur deri në atë pikë që të montojnë edhe fotografi paruki i njohur Ramadan Ramadanin, një “hoxhë” që s’ia vlen të harxhohen as fjalët më të thjeshta për të, një marionet e drejtuar direkt nga shërbimet sllave, që hoqi dorë nga hoxhalleku e tani merret me të drejtat e „dylberave“ (homoseksualëve), bile nuk i skuqet aspak fytyra e rrezitur e del në mbrojtje të pederave, duke marre parasysh paradoksin që deri dje në xhami na shiste dokrra për moralin, nderin, etikën dhe sheriatin.

Një habi kontradiktore që nuk kapet dot me mend, nje paruksi që nuk pranohet, genjështër që nuk gelltitet. E shihni se deri ku jane ne gjendje të shkojnë këta të pafe e të pakomb, nuk kanë kufij njerëzor, me urdhër të armikut tradhtojnë jo vetëm popullin po edhe vetën. O shqipëtarë zgjohuni e vetëdijesohuni, e tëra kjo na tregonë se dicka që tingëllon gjoja e besueshme por prapëseprapë s’po tingëllon hiç mirë, sepse gjërat po përsëriten nga po të njëjtit personazhe edhe celula ose që vijnë nga rrethi i ngushtë i tyre.

Mos ju besoni këtyre kokëhumburve, kundershtoni këta tradhtarë sepse këta gjakpirësa të quajtur „shqiptarë“ s’janë gjë tjetër pos mbeturinat e parecikluara të kohës së errët të post-komunizmit! Sa po nuhasin forcimin e partisë shqipëtare më të madhe opozitare në Maqedoni, aktivizohen si piranjat pas erës së gjakut e mishit e ateherë bëjnë çmos, japin gjithçka që të parandalojnë dhe përdorin taktika të forta perfide sllave që turmës shqiptarëve të cilët nuk kanë qasje në informatat e vërteta t’ua imponojnë edhe më të keqën vetëm që t’i përvetesojnë dhe t’i bëjnë votues të tyre.

Këto janë kohëra të vështira për besuesit dhe pasuesit e së vërtetës, duhet t’i hapim mirë sytë e veshët, jo katërshe po edhe dhjetëshe t’i bëjmë pikepyetje a funksionojmë t’i shohim e kapërdijmë të gjitha këto padrejtësi, të gjitha këto gënjeshtra shkatërruese jo të një figurë politike po të mbarë kombit shqipëtar!

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net