Itali: Aksidentohet në vendin e punës, humb jetën 45 vjeçari nga Pallatica (FOTO)
|
Një lajm tragjik vjen nga Italia. 45 vjeçari Abdil Sinani nga fshati Pallatic, ka ndëruar jetë në vendin e punës në Grosseto të Italis.
Sipas informacioneve të mediave lokale, Sinani ka ndëruar jetë dje rreth orës 17.00 në vendin e punës si rezultat i goditjes nga eskavatori (bageri) që drejtohej nga kolegu i punës.
Lëndimi i tij ka qenë shumë serioz dhe pas pak kohe në vendin e ngjarjes ka aritur Ambulanca si dhe një helikopter. Abdili ka qenë ende gjallë kur ekipet e shpëtimit kanë aritur në vendin e aksidentit por për fatë të keq nuk aritën ta ndihmojnë. Abdil Sinani ka ndëruar jetë 1 orë pas aksidentit.
/tetova1/














