Janakievski duhet të dënohet me 24 vjet burg, në bazë të bisedave telefonike
|
Ministri i Transportit, Mile Janakievski sipas kodit penal duhet t’i shqiptohet dënim maksimal së paku 24 vjet heqje lirie, nëqoftëse se dëshmohet vërtetësia e audio-regjistrimeve që i publikoi Zoran Zaev. Kështu bën të ditur portali/ “Meta.mk”
Sipas të njëjtit burim kjo mund të ndodhë vetëm nëse materiali dorëzohet te prokurori publik dhe gjykimi bëhet në mënyrë të pavarur.
Janakievski dëgjohet se i ka kurdisur zgjedhjet në disa vendvotime të Maqedonisë. Sipas nenit 160 të kodit penal shkelja e lirisë të votuesve dënohet me minimum 3 vjet heqje lirie.
Poashtu audio-regjitsrimet dëshmojnë se Janakievski ka blerë vota në rajonin e Prilepit dhe Strumicës. Kjo vepër llogaritet si marrje ryshfeti në votime dhe ligji parasheh dënim minimal prej 5 vjet burg.
Janakiveski gjatë bisedës me Nikolla Todrov dëgjohet që të ndërpriten ashensorët në qendër të Shkupit me qëllim që qytetarët mos të dalin në votime. Pengimi për të dal në votime nga cili do qoftë person dënohet me minimum 5 vjet heqje lirie.
Janakievski gjatë bisedës më shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov thotë se të hapet lista zgjedhore dhe të shikohet se kush ka dal në votime. Janakievski ka thënë se nëqoftëse ka nga partia jonë që nuk kanë dal do ju bëjm presion që të dalin. Kjo vepër penale kualifikohet si shkelje e votimeve të fshehta.Për këtë ka dënim së paku 3 vjet heqje lirie.










