MPB-ja konfirmoi se Amdi Bajram nuk ka qenë i sulmuar fizikisht
|
Ministria e Punëve të Brendshme ne reagimin e sotëm në mënyrë indirekte ka konfirmuar se nuk ka pasur kontakt fizik mes deputetit Amdi Bajram dhe anëtarit të LSDM-së, transmeton “lajmpress.”
Prej atje reagojnë se “partia politike LSDM nuk ka mandat, e as autorizim të flasë në vend të Ministrisë së Punëve të Brendshme.” pasi mbrëmë LSDM-ja kumtoi se nuk ka pasur asnjë kontakt fizik mes antëtarit të LSDM-së dhe deputetit Amdi Bajram i cili ka njoftuar policinë.
Në kumtesën e policisë thuhet se ka pasur sulm verbal dhe se 29 vjeçari, pjesëtar i LSDM-së është paditur për prishje të rendit publik.















