Ndeshje memoriale për nder të Milloshevskit, nuk ftohet asnjë shqiptarë!
|
Një ndeshje revylae për nder të Petar Milloshevskit do të luhet nesër (e premte, ora 16:00) në sallën e sporteve në Kumanovë ndërmjet LFK-së së Kumanovës dhe Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM).
Në këtë ndeshje memoriale janë ftuar të marrin pjesë futbollistët më të mëdhenj si dhe shumë yje të sportit dhe të estradës nga Maqedonia, e në të cilën për fat të keq mungojnë, me qëllim ose pa qëllim, yjet shqiptarë të futbollit në vendin tonë.
Organizatorët e këtij takimi memorial si duket kanë harruar se bashkëlojtar i Milloshevskit në disa klube, por edhe në Kombëtaren e Maqedonisë ka qenë Artim Shaqiri, një emër legjendë e futbollit në Maqedoni dhe më gjerë. Por jo vetëm Shaqiri, pasi raporte të mira miqësore me Petar Milloshevskin, duke qenë pjesë e Kombëtares, kanë pasur edhe emrat tjerë të futbollit shqiptar në Maqedoni si: Argjend Beqiri, Nexhmedin Mehmedi, Nexhat Shabani e të tjerë. Prandaj është dashur që në këtë ndeshje memoriale kushtuar ishdrejtorit sportiv dhe ishkapitenit të Maqedonisë, Milloshevski të ftohen edhe emrat e sipërpërmendur, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin e Maqedonisë.
Nga emrat që do të marrin pjesë në ndeshjen kushtuar Miloshevskit janë: Boshko Gjurovski, Ilija Najdovski, Toni Micevski, Mitko Stojkovski, Sasha Ciric, Jovce Xhipunov, Koco Dimitrovski, Zoran Micevski, Dragan Mutibaric, Vanco Micevski, Vujadin Stanojkovic, Goce Sedloski, Dancoi Celevski, Borce Jovanovski, Pece Naumovski dhe të tjerë. /lajm/










