Në shkollën e Pirokut, nxënësi brutalisht është rrahur nga mësuesi (FOTO)
|
Në adres të portalit “tetova1.com” ka ardhur një informacion sipas të cilit gjatë ditës së djeshme në shkollën fillore “Sami Frashëri” në Pirok nxënësi i klasës së tetë Arlind Idrizi është rrahur nga një mësues (identiteti i mësuesit është i njohur për redaksin) dhe si pasojë e goditjeve që ka marëi është lënduar syri.
Sipas informatave të “tetova1.com”, prindërit e Arlindit ende nuk kanë vendosur nëse do të ndjekin rrugën ligjore që mësuesi të mer dënimin e duhur pas veprës që ka bërë.
Edhe në postimin që është bërë nga faqja “Pirok” në facebook mund të shihet nxënësi i rrahur si dhe vërtetimet mjekësore që i ka marë Arlindi.
/tetova1/











