Po përsëritet 2002-ta, 2009-ta , të gjithë kundër PDSH-së
|
Drilon Gashi
Është e njëjta situatë si ajo e vitit 2002 dhe 2009, ku PDSH sulmoheshte nga të gjitha anët, por që ariti të mbijetoj falë shqiptarëve këmbëngulës e çelik.
Është filmi i vjetër i udbashëve që me çdo kusht tentojnë të varrosin çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni dhe me kso epizode jemi mësuar, andaj sulmoni nga të gjitha anët sepse nuk frigohemi, aq më pak të dorëzohemi nga rruga që shpie drejt lirisë dhe idealit kombëtar.
Besoni se kam ndjekur me vëmendje të gjitha postimet e portaleve dhe ajo që më së shumti më gëzoi është se pandërprerë sulmohet PDSH dhe lideri i saj. E dini pse ?
Përshkak se kur sulmohet një njeri i cili aspak nuk ka përgjegjsi politike ngase është opozitë, dëshmon hapur se sa të ligë janë, të shitur dhe puntorë që u shërbejnë politikave antishqiptare nga Beogradi, Moska, besa dhe një pjesë e Evropës.
Nuk sulmoj aspak shqiptarët të cilët sulmojnë PDSH-në dhe z. Thaçi sepse atyre ashtu u servohen lajmet, ashtu u plasohen informatat nga njerëz të fëlliqur si Muhamed Zekiri, Kim Mehmeti me Almakos, Musa Xhaferi me Zhurnal e kështu me rradhë.
Do u’a bëj një pyetje të drejtpërdrejt :
Ti që votove për BDI-në, përkrah aksionin Monstra, Harun Aliu ?
Ti që votove për BDI-në, nuk i përkulesh Sasho Mijallkovit dhe VMRO-së ?
Ti që votove për BDI-në, nuk je i njëjtë si Mijallkovi ?
Mos u bëni engjuj ju të cilët me mish e shpirt vraponi pas Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit sepse po ti shikojmë gjërat ashtu, më Mijallkova se ju nuk ka !
Unë vazhdoj të qëndroj në këmbë dhe të mbetem i paluhatshëm ndaj çështjes kombëtare, ku me plotë guxim udhëheq PDSH dhe z. Thaçi sepse kemi për obligim moral, kombëtar dhe fetar që të mbrojmë kombin.
Jam plotësisht i bindur se nuk do zgjasë shumë ky filmi i vjetër i udbashëve ndaj PDSH-së, por shtrohet pyetja se nga do t’ia mbani ju ore qyqarë, puthadorë dhe tradhëtar, nga do t’ia mbani kur PDSH me shqiptarët do vijnë në pushtet?, apo mos vallë do bëni njëlloj si laviret kur grumbullohen pas një klienti dhe se do t’u amnestojmë ?
Jo, Jo, aspak nuk do t’ua falim këtë tradhëti, po qoftë dhe vëllau im !
Autori është kryetari i RDSH-së dega Çair










