Tetovari përfundon me kallëzim penal për grabitjen e një pensionisti - tetova1.com

Tetovari përfundon me kallëzim penal për grabitjen e një pensionisti


arestime
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Mar 12, 2015





Një grabitës 35 vjeçar nga Tetova përfundon me kallëzim penal për shkak të grabitjes së një pensionisti.

Më 7 shkurt të këtij viti, XH.S. (35) nga Tetova, e ka shfrytëzuar rastin kur I.A. (78) nga fshati Podgorcë-Strugë, duke dalë nga Banka ekonomike në Strugë, ku kishte marrë pensionin, duke e shtyar së bashku me dy bashkëpunëtor të tij, ia grabit 145 euro dhe 10.500 denar.

Viktima me inicialet I.A. (78), nga Podgorca, rastin e ka paraqitur në Stacionin e policisë duke dhënë edhe përshkrimin e personit dhe policia pasi ka bërë identifikimin përmes fotografive, e ka zbuluar kryesin e veprës, që sipas policisë, ai është i njohur për vepra të tilla të ngjashme dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal. (INA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net