Zbulohet plani i Nikolla Gruevskit për dalje nga kriza?
|
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, do ta shkarkoj Sasho Mijallkovin, Gordana Jankullovskën, Zoran Stavreskin, Mile Janakivskin dhe Martin Protugjerin, ndërsa Prokurori Publik, Marko Zvërlevski do të jap dorëheqje.
Qeverinë e rikonstruktuar, Gruevski do ta quaj “kalimtare” dhe do të tentoj t’i bind ndërkombëtarët se me këtë janë plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës në krye me Zaevin. Për planin e tij, kryeministri pret ndihmë nga partneri i koalicionit Ali Ahmeti, por edhe nga faktori ndërkombëtarë, shkruan gazeta “Sllobodeb Peçat”. G
Gazeta precizon se planin për ristrukturim të kabinetit, Gruevski do të ja kumton kancelares Angela Merkel në takimin e mbajtur më 23 mars. Detaje më të hollësishme rreth këtij planit mund të lexohen në numrin e nesërme të gazetës, shkruan Plusinfo, transmeton SHENJA










