Ymer Ismaili profetizon Ali Ahmetin dhe BDI-në - tetova1.com

Ymer Ismaili profetizon Ali Ahmetin dhe BDI-në


ymerismaili
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Mar 13, 2015





Në emisionin Rruga Drejt ishte i ftuar analisti politik Ymer Ismaili, lideri i Dinjitetit Stojançe Angellov dhe Samoil Malçevski. Temë e debatit ka qenë situata polite në vend pas publikimit të bombave të opozitës maqedonase, transmeton “lajmpress”.

Në debat u diskutua mbi rolin e BDI-së dhe PDSH-së.

Analisti Ymer Ismaili ka mbrojtur dhe ka profetizuar Ali Ahmetin duke thënë se Ali Ahmeti nuk mund të futet në lojë nga një amater me këto përgjime.

Kurse për bllokun politik shqiptar, Stojançe Angellov ka thënë se shqiptarët duhet të kenë një parti qytetare që nuk do të jetë nacionaliste dhe që do të luftojnë për vullnetin e qytetarëve ndërsa për këtë ka qenë i kundërshtuar nga Muhamed Zekiri i cili ka thënë se BDI-ja nuk është parti nacionaliste.

Ymer Ismaili për PDSH-në ka thënë se kjo parti nuk ndalet duke i bërë keq shqiptarëve dhe nëse partia e Ahmetit del nga qeveria, PDSH-ja sipas tij është e gatshme që të bëjë koalicion me djallin.

Ai më tej ka thënë se BDI-ja është tolerante, dashamirëse dhe e përbashkët./lajmpress

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net