Adnan Azizi: Ushtarët dhe veteranët UÇK-së janë më të mëdhenj se një parti politike
|
Lëvizja Besa sonte po zhvillon tubimin në Kumanovë, ku anëtari i Këshillit Nismëtar, Adnan Azizi, sonte para kumanovarëve tha se ushtarët e UÇK-së nuk janë pronë e një subjekti politik, por ata janë më të mëdhenj se një parti.
‘Ushtarët e UÇK-së apo veteranët e luftës nuk janë pronë e një subjekti politik ata janë më të mëdhenj se një parti, ata meritojnë respekt nga çdo kush, nëse pak do ishin treguar të ndërgjegjshëm pushtetarët tanë që në çdo konkurs nga dy ushtarë të futën në punë askush sot nuk do ishte pa punë”, tha Andnan Azizi.










