Jovanovska: Turpërohem nga Maqedonia ime!
|
Gazetarja e mirënjohur maqedonase Svetlana Jovanovska, duke përshkruar zhvillimet e fundit nagative politike në Maqedoni, në profilin e saj të “facebook” ka shkruar:
“Turpërohem nga Maqedonia ime! Sapo e hapa “facebook”, pashë tre informacione nga të cilat të gjithë qytatarët e Maqedonisë, turpërohen: “Fajneshëll Tajms” na ka shpallur për Kampionë të kurdisjes së zgjedhjeve, ndërhyrje të punëtorëve të sigurimit në mes të emisionit të “Radio 103″ dhe për faktin që shteti nuk po lejon hyrjen e përfaqësuesve të lartë të Amnesty International në Qendrën për emigrantë, gjë që paraqet edhe një turp për qeverinë për shkak të kushteve johumane. E gjithë kjo ndodhë vetëm për 24 orë”, shkruan në profilin e saj të ‘facebook’ gazetarja Svetlana Jovanovska./Lajm










