LSDM: Zvërlevski të tërhiqet, pastaj ndihmë ndërkombëtare - tetova1.com

LSDM: Zvërlevski të tërhiqet, pastaj ndihmë ndërkombëtare


lsdm
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Mar 14, 2015





Socialdemokratët pranojnë ndihmë juridike ndërkombëtare për Prokurorinë publike lidhur me përgjimet, por vetën pasi njeriu i parë i këtij Institucioni Marko Zvrlevski, të japë dorëheqje. Ky është qëndrimi zyrtar i partisë opozitare, pasi mbrëmë Prokuroria publike informoi se ka kërkuar nga institucionet kompetente të BE-së, të dërgojnë ekspertë ndërkombëtarë që do ishin në rrjedhë me punën e prokurorisë.

‘Gjënë e vetme të drejtë që do mundte ta bëjë Prokurori publik i R. Maqedonisë në këtë moment është të japë dorëheqje. I njëjti nuk ka as kredibilitet e as dinjitet të udhëheqë me një proces kaq të ndërlikuar. Duke pas parasysh edhe përfshirjen e tij personale në pjesën e dëshmive që i publikoi LSDM-ja, e që ka të bëjë me mënyrën dhe parimet ku qartë te ai porositen padi penale, gjegjësisht fshehjen e padive të njëjta. Që këtu, për t’u diskutuar hapat e mëtutjeshëm të Prokurorisë publike, së pari duhet të ketë dorëheqje të Prokurorit publik’, tha Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.

Alsat M kërkoi mendim për vendimin e Prokurorisë publike edhe nga MPB-ja, por deri tani pa përgjigje për vendimin e Marko Zvrlevskit. Prokuroria njoftoi dje se punojnë në mënyrë të paanshme dhe objektive. Në këtë drejtim, ata informuan se kanë kërkuar ekspert ndërkombëtarë për ta konfirmuar transparencën e tyre. Një ndër kërkesat e opozitës, të cilat i shpalosi vet Zaev të martën, ishte edhe dorëheqja e kryeprokurorit Zvërlevski. Madje dorëheqjen e tij e kërkoi edhe partneri i koalicionit qeveritar Liljana Popovska, nga RDM. Sipas propozim- agjendës së saj, pastaj do duhet të kthehet opozita në Kuvend për zgjedhjen konsenzuale të Prokurorit të ri i cili më pas do e zgjidhte rastin, paralelisht me një Komision anketues i cili do zgjidhte krizën parlamentare. Alsat

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net