Muhamed Zeqiri: Secili politikan që futet në luftë me mediumet atë luftë e ka të humbur - tetova1.com

Muhamed Zeqiri: Secili politikan që futet në luftë me mediumet atë luftë e ka të humbur


muhamedzeqiri
Kategoria: Lajme

Postuar më: Sat, Mar 14, 2015





Akti i paparë deri më tani i deputetit Artan Grubi që për një ditë të paralajmërojë gjashtë padi kundër mediumeve, ka shkaktuar habi të thellë në qarqet gazetareske.

Kryeredaktori i televizionit “Alsat-M”, Muhamet Zeqiri, rikujton se çdo politikan i cili futet në luftë me mediat, atë luftë e ka të humbur.

“Gjithsesi se kërcënimet me padi paraqesin presion ndaj mediumeve. Ndaj meje ka pasur shumë padi, por personalisht i kam injoruar dhe nuk u kam dhënë rëndësi. Secili politikan që futet në luftë me mediumet, duhet të dijë se atë luftë e ka të humbur. Neve mediumeve na mbetet që punën tonë ta bëjmë në mënyrë profesionale”, thekson Zeqiri.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net