PDSH bëhet pjesë e Qeverisë? - tetova1.com

PDSH bëhet pjesë e Qeverisë?


gruevski-ahmeti-thaci
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Mar 14, 2015





Gjithnjë e më e mundëshme është që partia e Menduh Thaçit së shpejti të bëhet pjesë e koalicionit qeveritar me VMRO-në dhe BDI-në.Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Utrinski Vesnik”, ndërsa nuk bëhen të ditura detaje se çfarë përmban kjo marrëveshje në rast se do të realizohet. Siç bëhet e ditur nga gazeta, negociatat që kanë vijuar këtyre ditëve midis liderit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe atij të VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski kanë përfunduar me marrëveshje dhe se ajo do të bëhet publike ditëve të ardhshme.

Por nga dy partitë nuk është konfirmuar asgjë lidhur me lajmin për koalicionim, ndërsa këtë nuk e komentuar zyrtarisht edhe BDI që është pjesë e koalicionit. Nga ana tjetër ky formatim qeveritar do të pasojë me shkarkime të ministrave që ishin pjesë e aferës së përgjimeve. Mediat ditë më parë paralajmëruan se Gruevski është i hapur për një qeveri të zgjeruar me një agjendë për problemet aktuale, por vetëm që ai të mbetet kryeministër

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net