Renova nuk ndalet, triumfon ndaj Teteksit - tetova1.com

Renova nuk ndalet, triumfon ndaj Teteksit


kfrenova
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Mar 14, 2015





Skuadra e Renovës po vazhdon me serinë e fitoreve në kampionatin vendor, duke festuar edhe në ndeshjen e tretë të stinorit pranveror, kësaj radhe ndaj Teteksit me rezultat 1-2 në javën e 20-të të ligës së parë.

Për shkak të terrenit të keq në stadiumin e qytetit në Tetovë, dy ekipet tetovare ndeshjen e tyre e luajtën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. Bardhekaltrit ishin më të mirë duke arrittur deri te tre pikët me plotë meritë.

Gjipspunuesit erdhën në epërsi në minutën e katër nëpërmjet Argjent Gafurit. Pas këtij goli të mysafirëve, Teteksi sikur u zgjua nga gjumi dhe barazoi rezultatin me anë të Hristov në minutën e 24-të.

Të përzgjedhurit e Qatip Osmani deri te epërsia e re arritën në minutën e 33-të nëpërmjet Skenderit, i cili mjeshtërishtë shfrytëzoi një gjuajtje të kthyer nga Izair Emini.

Në pjesën e dytë Renova pati disa raste të qinpërqindta që i krijonte Emini, por portieri i Teteksit Mancevski i mbrojti gjuajtjet e Skenderit dhe Gafurit.
Renova pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe gjendet në vendin e katërt, katër më pak se Shkëndija e vendit të tretë, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak. Teteksi është i fundit me gjashtë pikë.

foto;ekipa.mk

Ndeshjet e diel, ora 14:00
Pelister-Rabotnicki
H.Turnovo-Vardar
Bregallnica-Shkëndija
Sileks-Metalurg

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net