Salla e sportit e shkollës “8 shtatori” në Tetovë, mbetet në harresë
|
Është lënë në harresë tashmë katër vjet salla e sportit në shkollën ekonomike ‘8 Shtatori’ në Tetovë, pjesë e projektit për ndërtimin e 140 sallave në tërë Maqedoninë. Madje ka filluar të dëmtohet edhe ajo pak që është ndërtuar deri tani . Kjo gjendje më së shumti i pengon mbi 1500 nxënësit e shkollës ekonomike, të cilët gjatë dimrit, orën e edukatës fizike, në kundërshtim me rregulloren e realizojnë vetëm me shpjegime teorike.
‘Është një pengesë e madhe sepse edukatën fizike orën e mbajmë në klasë, gjendje e mjerueshme, nuk kemi ku ta mbajmë.”
‘Orën mësimore në klasë e mbajmë gjithmonë sepse nuk kemi kushte në sallën aty jashtë’
‘Kemi problem se nuk kemi sallë kushtet janë të këqija dhe e mbajmë mësim në klasë. Vetëm me shënime nuk kemi ku të bëjmë ushtrime’
“Jo nuk kemi kushte e mbajmë në klasë orën me shënime”, thonw nxwnwsit.
Edhe profesorët e edukatës fizike thonë se në kundërshtim me ligjin për arsim të mesëm, nxënësve u ligjërojnë nëpër klasë.
‘Mbi 1500 nxënës kemi këtu në këtë shkollë, pra kushtet dimërore i kemi katastrofale siç jeni edhe vet të informuar. Orën e edukatës fizike e realizojmë klasa dhe nxënësve jemi të detyruar të iu japim teori edhe pse teori nuk kemi të drejtë të iu ligjërojmë mirëpo shkaqet objektive siç i shihni janë. Kushtet janë katastrofë’, u shpreh Selim Alili, profesor i Edukatës Fizike.
Drejtoresha e Shkollës Ekonomike ‘8 Shtatori’ Ramie Kurtishi nuk pranon të prononcohet para kamerës po shkurt na tha se salla do të vazhdojë të ndërtohet, pa precizuar se kur do të ndodh një gjë e tillë.
Bashkim Sulejmani










