Saraçini: Grubi ua tejkaloi “naçallnikëve”
|
Akti i paparë deri më tani i deputetit Artan Grubi që për një ditë të paralajmërojë gjashtë padi kundër mediumeve, ka shkaktuar habi të thellë në qarqet gazetareske.
Edhe gazetari Petrit Saraçini ka reaguar pas këtij akti të deputetit Artan Grubi. Sipas tij, kësi veprash nuk kanë bërë as “naçallnikët”.
“Kësi rekordi nuk kanë bërë as “Naçallnikët”. Me këtë veprim Grubi e ka humbur edhe atë pak dinjitet që kishte. Ai para ca viteve thoshte se “gjykatat janë politike”, ndërkaq sot në po të njëjtat gjykata po i paditë mediet shqiptare”, është shprehur për “Lajm” Saraçini.










