Tetovë: 47 vjeçari sulmon babain e tij me thikë - tetova1.com

Tetovë: 47 vjeçari sulmon babain e tij me thikë


thika
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Mar 14, 2015





Tetovari A.A. (47) është lënduar në dorën e djathtë pasi mbrëmë në orën 18:40 minuta fizikisht është sulmuar nga djali i tij S.A. (22) me thikë, ka informuar sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë Marjan Josifovski.

Pas informatës së marrë, policia e ka arrestuar djaloshin, i cili ka qenë në gjendje të alkoolizuar. Në kordinim me prokurorin publik, S.A. është mbajtur në stacionin policor në Tetovë dhe i është marrë thika për ekspertizë.

“Sipas informatave të para, arsyeja e sulmit fizik kanë qenë mosmarrëveshjet e mëparshme familjare, ndërsa kompetentët ndërmarrin masa dhe aktivitete për ndriçim të tërësishëm të rastit”, tha Josifovski.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net