Xhumajlia prej nesër u ofrohet investitorëve të huaj - tetova1.com

Xhumajlia prej nesër u ofrohet investitorëve të huaj


sahara
Kategoria: Ekonomi

Postuar më: Sat, Mar 14, 2015





Kombinati i Bujqësisë, Xhumajlija, që duhej të jetë investimi i madh i Subrata Roj i mbështetur nga Qeveria, prej nesër do t’u ofrohet investitorëve të huaj. Bëhet fjalë për sipërfaqe prej 4.435 hektarë truall shtetëror bujqësor. Kompanitë që duan të marrin pjesë në thirrjen duhet të parashtrojnë me shkrim pjesëmarrjen më së voni deri më 22 prill dhe me të, të dorëzojnë plan biznesi në të cilat do të shënohen investimet e përgjithshme, përshkrimi i teknologjive të aplikuara, specifikimi i mekanizimit dhe numri i planifikuar i të punësuarve nëpër vite, si dhe profili i kompanisë. Kompanitë e kualifikuara do të mund të marrin pjesë në mënyrë elektronike në ankandin për blerjen e kombinatit. Alsat-M

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net