Zeqiri: Edhe një herë Menduh Thaçi po punon për të mirën e BDI-së
|
Kryeredaktori i Alsat-M Muhamed Zeqiri ka komentuar lajmin e PDSH-së se po hynë në qeveri. Sipas tij PDSH-ja e Menduh Thaçit paska me hy në qeveri këto ditë, edhe njëherë Menduh Thaçi po punon për mirën e BDI-së ku do ti bëje heronj edhe një herë.
“PDSH-ja e MTH paska me hy ne qeveri keto dite po thojne. Edhe njeher MTH po punon per te miren e BDI-se dhe do ti beje heroja edhe njejer si duket. Hajt bac tu rrit mendja i thojne kesaj pune MTH…” shkruan Zeqiri në Facebook.
Përndryshe sonte u publikua lajmi se partia e Menduh Thaçi së shpejti të bëhet një partner i ri i koalicionit qeveritar mëson “Utrinski Vesnik” nga burimet e tyre. Këto ditë ka pasur negociata intensive mes njerëzve të parë të VMRO-DPMNE dhe PDSH të cilët kanë bërë kontrata përfundimtare për të marrë poste në qeverinë dhe në disa institucione shtetërore.










