PDSH në Qeveri? Reagon BDI-ja - tetova1.com

PDSH në Qeveri? Reagon BDI-ja


bdiiaaaa
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Mar 15, 2015





Pas raportimit se PDSH-ja mund të hyjë në Qeveri, ka reaguar zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani përmes Facebook-ut. Ai thotë se kjo çështje nuk është hapur dhe trajtuar në asnjë formë në mes partnerëve të koalicionit.

“Në pamundësi për t’iu përgjigjur një për një interesit të gazetarëve për ndryshimin e përbërjes së qeverisë, gjej rastin në profilin tim për të dhënë qëndrimin e BDI-së. Deri në këtë moment, kjo çështje nuk është hapur dhe trajtuar në asnjë formë në mes partnerëve të koalicionit. Ne mbetemi në qëndrimin se jemi kundër përcaktimit të një zgjidhjeje përfundimtare për daljen nga kriza, si p.sh qeveria teknike, pa u krijuar kushtet për fillimin e dialogut të mirëfilltë politik, me ndërmjetësim ndërkombëtar, ku do të bisedohej hapur për të gjitha çështjet”, shkruan Bujar Osmani në Facebook.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net