Ali Ahmeti: Nuk trembemi fare, mirëpresim çdo publikim
|
Në Akademinë kushtuar Brigadës 115 të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare të mbajtur sonte në Shtëpinë e Armatës së Maqedonisë në Shkup, Kryetari i BDIsë Ahmeti i është adresuar edhe zhvillimeve politike në vend.
Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Kryetari Ahmeti iu referua situatës aktuale në vend duke theksuar që “pavarësisht se kush dhe çka mendon dhe pret nga zhvillimet e tanishme, unë e kam thënë dhe e kam bërë të ditur që kërkoj të dal çdo gjë joligjore që eventualisht mund të ketë për ndonjë funksionar të Bashkimit Demokratik për Integrim në 13 vitet e kaluara.
“Ne nuk trembemi fare dhe mirëpresim çdo publikim. Asgjë lë të mos mbetet enigmtatike dhe të mos mbesim kurreshtar. Ju siguroj juve dhe gjithë atyre që presin me kureshtje, që ne nuk jemi në pushtet për pasurime personale. E kam thënë që në BDI nuk janë të gjithë engjuj dhe nëse eventualisht ka të tillë që kanë keqpërdorur institucionet, atëherë duhet të mbahet përgjegjësi”, tha Ahmeti.
“Kryetari i BDI-së vijoi duke thënë që BDI nuk do të padis asnjërën pale për publikimet dhe që nuk do të koketojë me anjerën palë sepse asnjëherë nuk punon me standarde të dyfishta, por përkundrazi, ashtu si mendojmë ashtu edhe flasim, ashtu si flasim edhe veprojmë, jo ndryshe” përfundoi Ahmeti.















