As Vardari si lanë gjunahet e deputeteve te BDI-se
|
Naser Selmani, kryetari I SHGM-se ka komentuar sjelljen e deputeteve te BDI-se sot ne Kuvend duke thene se as Vardari nuk do lan gjunahet e tyre. Selmani ne rrjetin social Facebook ka shkruajtur: “Deputetët e BDI sot prap u koritën në Kuvend. Kërkuan nga rendi i ditës të hiqet Ligji për letërnjoftimin dhe nuk ia dolën. VMRO i refuzoi!
Në vend ta bllokojnë punën e Kuvendit derisa VMRO nuk heq nga rendi i ditës ligjin për letërnjoftim, të shkretët për të satën herë iu bindën vullnetit të VMRO.
Pas një ore pauzë, u kthynë në seancë për t’i bërë kuorum Gruevskit. Votuan përmbajtur për rendin e ditës, ama kjo nuk ndryshoi asgjë. Deputetet e Gruevskit e miratuan vet rendin e ditës, bashkë me ligjin për letërnjoftimin. 19 deputetët e BDI ishin vetëm statistë dhe makineri votimi.
Bravo, ky është partneritet në qeverisje. Ti kërkon një ligj të shtyhet, VMRO nuk pranon, pastaj ti në shenjë mirënjohje ua voton dhjetra ligje të tjera. Ashkollsun bre komandanta! Kështu mbrohen interesat e shqiptarëve!
Për të larë mut me shurrë BDI tashi kërcënohet se nuk do ta votojë ligjin. Deri nesër kush e di çfarë urdhërash vijnë nga VMRO, e deputetët e BDI prap votojnë përmbajtur e ligji kalon. BDI prap gjënë një arsyetim tjetër për të larë veten. As Vardari si lanë gjunahet e tyre më!”







