Pastrim etnik, mbi 50 mijë gurbetçarëve do t’ju fshihen adresat e letërnjoftimeve
|
Pastrim etnik i shqiptarëve të Maqedonisë. Dikur Rankoviçi i dëbonte shqiptarët nga Kosova, tani të njëjtën e bënë para gjithë botës, kryministri Nikolla Gruevski. Kështu e komenton ligjin e ri për letërnjoftime, analisti politik, Alajdin Demiri.
Propozimi i VMRO-DPMNE-së për letrënjoftimet është një manovër që të ulë numrin shqiptarëve, është një manovër në kushte kur dihet se sa i madh është numri i emigrimit te shqiptarët me të vetmin qëllim që në zgjedhjet e ardhshme të ketë sa më pak shqiptar, vlerson, analisti politik, Alajdin Demiri.
Sipas tij urgjentisht të gjithë shqiptarët duhet të dalin në protesta se me këtë ligj të gjithë shqiptarët do të fshihen nga lista e vetme zgjedhore për të votuar. Më ketë Struga dhe Kërçova asnjëher nuk do kenë mundësin që të kenë prefekt shqiptar. Rrezikohet edhe Gostivari dhe disa komuna tjera që kanë gurbetçar të shumtë që përkohësisht punojnë në shtetet e Evropës.
Me këtë mbi 50 mijë gurbetçar shqiptar nuk do kenë mundësin që të votojnë. Por më apsurde është se se çdo shqiptar i Maqedonisë që do të qëndroj tre muaj në shtetetë e BE-së do t’i fshihet adresa e vendbanimit, me këtë asnjëher nuk do të ketë të drejta si qytetar i Maqedonisë.
Me këtë shqiptarëve ju shkilet e drejta elementare e garantuar me kushtetutë.Nëse je nga Maqedonia dhe jeton më shumë se 3 muaj jashtë vendit mbetesh pa adresë te leternjoftmit dhe me këtë nuk ke të drejtë për të votuar asnjëher. Ndërsa nëse je gurbetçar fshihesh përgjithmon nga regjistri i votuesit. /zhurnal/













